Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varret e vëllezërve Bytyqi.
Ai tha se ata u vranë nga aparati shtetëror gjenocidal serb në vitin 1999, menjëherë pas luftës.
Kurti u shpreh se trupat e vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, të cilit ishin shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, u zbuluan dy vjet më votë në një varrezë masive në Petrovo Sello, në Serbi, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës.
“Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë e mungesës së plotë të vullnetit dhe gatishmërisë së shtetit të Serbisë për të dhënë përgjegjësi për krimet e bëra dhe për të sjellë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre”.
“Thirrjet tona bashkë me ato të shtetit amerikan, kanë qenë pareshtur të zëshme në kërkim të vendosjes së drejtësisë dhe zbardhjes së krimit. Në Neë York, vizituam varrezat e tyre, aty ku kujtimi për ta, është rikujtim për drejtësinë që ende mungon”, shkroi Kurti.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë disa herë thirrje që përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi të dalin para drejtësisë. /Gazeta Enigma