Shpërthimi në Zveçan, Ilir Peci del në vendin e ngjarjes

Shpërthimi në Zveçan, Ilir Peci del në vendin e ngjarjes

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pompën e derivateve ku mbrëmë ndodhi një shpërthim.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se komuna e dënon këtë akt.

“Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin. Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë  e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment”, ka thënë Peci. /Gazeta Enigma

Related Articles