Policia në Shtime ka ndërmarrë një aksion në rrugët e qytetit.
Ky aksion ka për qëllim largimin e veturave nëpër parkingje të ndaluara me shenja të komunikacionit rrugor.
Sipas një njoftimi, thuhet se deri tek aksioni kanë ardhur si pasojë e disa ankesave të qytetarëve të Shtimës që sipas të cilëve shoferët e ndryshëm e kanë pënguar qarkullimin e lirë të këmbësorëve nëpër trotuaret e dedikuara për ta.
“Aksioni ka për qëllim lirimin e trotuareve dhe të rrugëve nga parkingjet e parregullta. Veç, vërejtjeve të shumta policore për drejuesit e autmjeteve, sot gjatë ditës policia ka shqiptuar 15 gjoba për kundërvajtje në komunikacion , kryesisht për parkingje të parregullta”.
“Policia e stacionit në Shtime do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim që trotuaret në qytetin e Shtimes të jeni të lira për këmbësorë. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enimga