Big Brother Vip Kosova, Meda zbulon nëse do të jetë brënda shtëpisë më të famshme

Big Brother Vip Kosova, Meda zbulon nëse do të jetë brënda shtëpisë më të famshme

Njëri ndër formatet më të ndjekura në Kosovë mbetet ai i Big Brother VIP.

Kanë mbetur edhe pak deri në fillimin e sezonës së tretë të këtij formati që rrëmben vëmendjen e shikuesëve.

Lidhur me fytyrat publike që do t’i bashkohen BBVK3 është aluduar shumë nëper rrjete sociale, mirëpo nuk ka ndonjë informacionë të saktë.

Megjithatë, është diskutuar që këngëtari i njohur Meda do të marrë pjesë në edicionin e sivjetëm mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar këngëtari gjatë një telefonate me “Indeksonline”.

“Jo, nuk do të jem pjesë e këtij formati”, ka thënë ai.

Ndërkaq së fundmi është zbuluar edhe moderatori ndodnëse është diskutuar që këtë vit emisionin do ta drejtonte Arbana Osmani, producentja Olsa Muhameti ka demantuar këtë lajm.

Ajo ka thënë se këtë vit sikurse vitet e tjera BBVK do ta moderoj Alaudin Hamiti. /Gazeta Enigma

Related Articles