Sot në Kosovë dhe rajon do të kemi përmirësim të motit dhe intervale apo periudha më të gjata me diell dhe sigurisht rritje të temperaturave pas shirave të dendur që ranë sot. Rrallë në disa vise në Kosovë, veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi mund të ketë reshje të dobëta shiu.
Në Kosovë të Martën na pret mot me diell e vranësira lokale dhe rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje për shkak të rrymimeve ajrore të ngrohta nga jugu dhe perëndimi.
Minimalja pritet të zbres deri në 8 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Periudha me diell nesër priten edhe në Shqipërisë. Më shumë vranësira priten në veri të vendit me ndonjë reshje të dobët shiu. Edhe në Maqedoninë Veriore të martën pritet mot i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, me periudha me diell dhe vranësira lokale dhe rrymime ajrore nga jugu, ngjashëm sikurse në Luginë të Preshevës.
Në Mal të Zi më shumë vranësira e reshje të pakta.
Të Mërkurën edhe më ngrohtë, por edhe me vranësira lokale e reshje kalimtare në formë të rrebesheve. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme për shkak të fuqizimit të masave ajrore të ngrohta për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu që sjellin ajrin e ngrohtë nga Afrika veriore.
Edhe pse lokalisht do të ketë diell e ajr të ngrohtë, herë pas here do të kemi edhe vranësira e reshje lokale shiu, madje në disa zona mund të ketë rrebeshe intensive, pra amtosfera do të jetë jo-stabile ashtu siç pritet të jetë edhe të enjten.
