Komandanti i FSK-së takohet me Atashetë e Mbrojtjes

Komandanti i FSK-së takohet me Atashetë e Mbrojtjes

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot ka zhvilluar një takim me Atashetë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës të cilët janë të akredituar në shtetet partnere nëpër botë, raporton Gazeta “Enigma”.

Jashari ka njoftuar se në këtë takim ka folur për zhvillimet e FSK-së përgjatë këtij viti dinamik.

“Më pas, atashetë e mbrojtjes raportuan, një nga një, mbi fushat specifike të bashkëpunimit, mbi shkollimet dhe trajnimet si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me shtetet ku ata janë të akredituar”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

“Në fund, KOMFSK u foli atasheve për objektivat e vitit 2025 si dhe kërkoi nga ta që të zhvillojnë tutje planet bilaterale të bashkëpunimit, në linjë me synimet e KOMFSK-së për zhvillimin e një force profesionale dhe të ndërveprueshme me shtetet e NATO-s”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles