Pas vonesës një ditore të pagave të sektorit publik, janë ekzekutuar pagat e shërbyesve civil në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.
Mbi 82 mijë qytetarë të punësuar në sektorin publik iu vonuan rrogat, pasi që mandati ligjor i ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Thesarit ka përfunduar. Pa nënshkrimin e tij, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.
Nga burime jozyrtare, po raportohet se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka caktuar Xhevat Zejnullahun, ushtrues të detyrës për pozitën e drejtorit të Thesarit, i cili do të mundësonte ekzekutimin e pagave, por zyrtarisht ende nuk është konfirmuar kjo. /Gazeta Enigma/