Bislimi takohet me përfaqësues të Ekipit Ekonomik Gjerman, flasin për rritjen ekonomike të Kosovës

Bislimi takohet me përfaqësues të Ekipit Ekonomik Gjerman, flasin për rritjen ekonomike të Kosovës

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka mirëpritur Drejtorin e Ekipit Ekonomik Gjerman, Ricardo Gjucci.

Përmes një komunikate për media, thuhet se takimi u fokusua në ecurinë zhvillimore të vendit dhe indikatorët ekonomikë, raporton Enigma.

Tutje, thuhet se Bislimi ka potencuar se bazuar në indikatorët ekonomikë, është vërejtur zhvëillimi i Kosovës, teksa e ka cilësuar si histori suksesi.

“Bashkëbisedimi u fokusua në ecurinë zhvillimore të vendit dhe indikatorët ekonomikë. U theksua rritja ekonomike që ka njohur Kosova në tri vitet e fundit, rritja e investimeve të huaja direkte duke qenë më e larta në rajon, rritja e të hyrave, krijimi i vendeve të reja të punës e ulja e inflacionit mes tjerash. Zëvendëskryeministri tha se bazuar në krejt indikatorët ekonomikë, që japin pasqyrën e situatës ekonomike në vend, vërejmë se zhvillimi i Kosovës është një histori suksesi dhe unike, teksa Dr. Giucci tha se të gjithë këta indikatorë pozitivë shfaqin një tendencë dhe dinamikë pozitive e të fuqishme për zhvillimin, të tashmen e të ardhmen e vendit. Ai vlerësoi politikat ekonomike të ndërmarra nga qeveria dhe zhvillimin e hovshëm ekonomik që po njeh vendi”, thuhet në komunikatë.

Më tej, u bë e ditur se në takim u diksutua edhe për rëndësinë e benefitet e Tregut Unik të Pagesave në Euro.

Related Articles