Kryetari Rama: “Fshati Olimpik” i nevojshëm edhe pa Lojërat Mesdhetare

Kryetari Rama: “Fshati Olimpik” i nevojshëm edhe pa Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se kryeqyteti ka pasur nevojë për një “Fshat Olimpik”, edhe sikur të mos organizoheshin Lojërat Mesdhetare, të cilat janë paraparë të mbahen në vitin 2030.

Rama theksoi se puna për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare nuk është ndalur që nga momenti kur Prishtina është zgjedhur nikoqire, deklarime këto të bëra gjatë një interviste në “Debat Plus”, përcjellë Gazeta Enigma.

“Nuk e kemi më në problem organizmin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Dhe vazhdojmë me proces. Ne nuk jemi ndal fare që nga momenti kur Prishtina është zgjedhur si nikoqire e Lojërave Mesdhetare. Kemi punuar me një zell të madh për planifikim të kampusit sportiv, i cili faktikisht i duhet kryeqytetit dhe iu ka dashur edhe pa lojërat mesdhetare. Procesi i analizës, projektit dhe zhvillimit të kampusit sportiv, i emëruar si “fshati Olimpik” i është dashur kryeqytetit me apo pa Lojërat Mesdhetare”, ka thënë Rama. /Gazeta Enigma

Related Articles