Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.
Gjatë takimit në Beograd u diskutua për sigurinë në Kosovë, ku Mojsiloviq tha se situata në Kosovë është “e paqëndrueshme dhe e ndjeshme”.
Shefi i ushtrisë serbe fajësoi institucionet e Kosovës, duke thënë se synim kanë “ndryshimin e strukturës etnike në veri të Kosovës”.
Komandanti turk i KFOR-it zhvilloi vizitë në Beograd teksa mandati i tij po shkon drejt fundit.