Aston Villa mposht Bayern Munichun falë një super goli nga Jhon Duran

Aston Villa mposht Bayern Munichun falë një super goli nga Jhon Duran

Bayern Munichu ka pësuar humbje shokuese në udhëtim te Aston Villa në kuadër të rrethit të dytë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze e befasoi gjigantin gjerman kur shënoi në minutën e 22-të me anë të Pau Torres, por që këta të fundit i shpëtoi VAR-i për ta anuluar golin në pozicion jashtë loje.

Michael Olise krijoi rastin e parë serioz për Bayernin në minutën e 39-të, mirëpo Emiliano Martinez bëri pritje fantastike.

Pjesa e dytë ishte edhe më e varfër për nga numri i rasteve, me dy skuadrat që nuk arritën të tregonin shumë, por që vendasit në fund shënuan golin e fitores.

Ishte Jhon Duran, ai që realizoi për 1-0, kur u asistua prej Pau Torres në minutën e 79-të.

Kjo humbje e lë Bayern Munichun me vetëm tri pikë, ndërsa në rrethin e tretë përballen me Barcelonën.

Related Articles