Të shtunën Partia Demokratike e Kosovës zgjodhi kryetarin e ri, por ky zhvillim kaloi qetë në Burojë të Skenderajt.
Në shtëpinë e ish-liderit shumëvjeçar të kësaj partie, Hashim Thaçi nuk pranuan të flasin për media por që në fshatin e tij mirëpritën emërimin e Memli Krasniqit në krye të PDK-së, si gjeneratë e re, njofton Klan Kosova.
Edhe në qytetin e Skenderajt, u deklaruan se mirëpresin këtë ndryshim në nivelin e lartë të udhëheqjes së partisë dhe që sipas tyre Krasniqi do ta kthejë PDK-në si parti e parë.
Por veç gardës së re të partisë, nga skenderajasit u kërkua që të ketë përfshirje më të madhe edhe të gjinisë femërorë në vendimmarrjen e partisë.