Tre persona po tentonin ta kaloni kufirin nga Kosova në Maqedoni me traktor

Tre persona po tentonin ta kaloni kufirin nga Kosova në Maqedoni me traktor

Është raportuar se gjatë patrullimit në vijën kufitare në Han të Elezit, njësiti policor ka hasur në një traktor me tre të dyshuar duke tentuar të kalojnë kufirin nga Kosova në Maqedoni.

Njëri nga të dyshuarit ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë, derisa njëri, shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar, ndërsa dy të tjerët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë) që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles