Kjo është lista e lojtarëve të ftuar nga Kosova për ndeshjet e tetorit

Kjo është lista e lojtarëve të ftuar nga Kosova për ndeshjet e tetorit

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri Franco Foda, për ta përfaqësuar Kosovën në dy ndeshjet e tetorit.

Të ftuar janë edhe treshja Edon Zhegrova, Arjanet Muric e Florent Muslija, të cilët në ndeshjen e fundit të Kosovës u përjashtuan për shkak të mosrespektimit të rregullave.

Lexo edhe: FFK publikon kërkim faljen e Zhegrovës, Muricit dhe Muslijsë

Dardanët do të zhvillojnë dy ndeshjet e radhës të kampanjës kualifikuese në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Lituanisë (15:00) më 12 tetor dhe kundër Qipros (20:45) më 15 tetor. Kjo e fundit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova është pjesë e grupit 2 të Ligës C, ku aktualisht është në pozitën e 2-të me 3 pikë të grumbulluara.

Më poshtë mund t’i shihni emrat e lojtarëve të ftuar. /Gazeta Enigma

Related Articles