Pasi që manganit është rritur në Liqenin e Badocit, e është apeluar që uji të mos pihet por vetëm të përdoret për pastrim, uji i pijshëm ka filluar të shpërndahet përmes Autobotëve në Prishtinë.
Ujë u shpërnda në rrugën “Muharrem Fejza” pika 1 dhe 2, në Graçanicë, te Xhamia, rruga” Romska”. në rrugën” Shaqir Igrishta” në lagjen Bregu i Diellit, në rrugën ” Ndue Përleshi”, në Hajvali, dhe në rrugën “C” pika 1.
Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ka shpërndarë fotot në Facebook ku shihet duke u mundësuar qytetarëve të marrin ujë përmes autoboteve.