Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të kohëpaskohshme, që do të jenë të fokusuara kryesisht rreth maleve.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 26-28 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Enigma/