Policia dyshon për “sulm terrorist” në Izrael, vdes 25-vjeçarja – shumë të tjerë plagosen

Policia dyshon për “sulm terrorist” në Izrael, vdes 25-vjeçarja – shumë të tjerë plagosen

Gjatë ditës në Beersheba të Izraelit, dyshohet të ketë ndodhur një sulm terrorist.

Si pasojë një 20-vjeçare ka ndërruar jetë ndërsa 10 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga të shtënat.

E personi i cili ishte i armatosur u qëllua për vdekje, pikërisht në vendngjarje, pas asaj që policia e përshkroi si “sulm të dyshuar terrorist”.

Media e njohur BBC, ka thënë se nuk ka arritur t’i verifikoj nëse janë reale pamjet e postuara në rrjete sociale ku tregojnë njerëz të vdekur e të plagosur brenda “McDonald’s”.

Ndërkaq nga shërbimi i ambulancës së Izraelit është thënë se po trajtohen dhjetë viktima disa prej të cilëve kanë edhe plagë të marra nga arma e zjarrit. /Gazeta Enigma

Related Articles