Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mentalitet të “turpshëm dhe gërditshëm”.
Sipas Haradinaj, Kurti me propagandë synon t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike.
“Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel. I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit. Përnjëmend ky synon që me propagandën e “dhunës psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Enigma