KFOR marshon me mbi 800 ushtarë për “DANCON”

KFOR marshon me mbi 800 ushtarë për “DANCON”

Gjatë ditës, kontingjenti danez i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, organizoi “DANCON March”.

Traditë kjo e forcave të armatosura daneze që daton që nga viti 1972 për të nderuar veteranët e lënduar.

Gjatë këtij marshi më shumë se 800 ushtarë morën pjesë, të gjithë duke shërbyer në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.

”Sfida konsistonte në një marshim terreni prej 17 km, ku individët mbanin një ngarkesë prej 10 kg”.

Rruga nisi nga kampi Novo Selo në Maxhunaj, duke u dredhur nëpër kodrat dhe fshatrat e bukura përreth dhe përfundonte në pikën fillestare. Ishte një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit për të mbështetur një kauzë të mirë, duke mbledhur fonde për veteranët danezë të lënduar. Garuesi i parë e përfundoi kursin për pak më pak se një orë e gjysmë.

DANCON March është një marshim i organizuar nga Forcat e Armatosura të Danimarkës që zhvillohet tradicionalisht nga ushtarët danezë që shërbejnë jashtë vendit në misione paqeruajtëse dhe ushtarake.

”DANCON” është shkurtim për “Danish Contingent” (Kontingjenti Danez).

Ky marshim u mbajt për herë të parë në vitin 1972 dhe që atëherë ka qenë një aktivitet i njohur jo vetëm për trupat daneze, por edhe për ushtarët e vendeve të tjera që bashkohen në misionet ndërkombëtare. /Gazeta Enigma

Related Articles