Gjatë ditës së nesërme Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Raportimi i Ministrit para anëtarëve të Komisionit vjen në kohën kur temë diskutimi është bërë ushqimi i Ushtarëve të Forcës së Sigurisë.
Raportimi i Maqedoncit para anëtarëve të komisionit pritet të nisë në ora 10:00 në ambietet e Kuvendit të Kosovës.