Objekti i Kryeministrisë në Shqipëri është rrethuar nga flakët pasi protestuesit kanë hedhur një sasi të madhe të molotivit në drejtim të saj.
Nga flakët janë përfshirë dhe disa nga pemët përreth objektit, që më pas janë fikur me shpejtësi nga forcat e policisë.
Dhuna është përshkallëzuar në protestë, ku pjesëmarrësit kanë tentuar të çajnë rrethimin e policisë dhe kanë hedhur shashka në drejtim të tyre, raporton A2 CNN.
Përveç molotovëve në drejtim të Kryeministrisë, protestuesit e opozitës kanë vendosur që zjarrin ta përhapin dhe në zona të tjera të kryeqytetit.
E teksa bllokuan rrugën dhe makinat që të kalonin, disa protestues i kanë vendosur zjarrin dhe një stacioni autobusi në bulevard.
Më herët, përplasje ka pasur mes protestuesve dhe policisë përpara Kryeministrisë, teksa protesta e opozitës pa një pikë qëndrimi dhe pa fjalime po zhvendoset në disa rrugë të Tiranës.
Në fillim të protestës para objektit të Presidencës është djegur një gomë, zjarr ky i cili u shua më pas nga policia.