Heqja e ndalesës për mallrat serbe, ambasada italiane e vlerëson si hap të rëndësishëm për integrimin

Heqja e ndalesës për mallrat serbe, ambasada italiane e vlerëson si hap të rëndësishëm për integrimin

Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës për mallrat serbe, sot kanë hyrë në Kosovë kamionët e parë me produkte të prodhuara në Serbim raporton Enigma.

Ambasada italiane në Kosovë e cilëson këtë si një lëvizje kyçe dhe shpërblim për Kosovën.

Në një postim në platformën “X”, ambasada thekson se kjo hapje e pikës së kalimit në Merdarë është një hap i rëndësishëm për integrimin rajonal dhe atë europian.

“Italia është e kënaqur që sheh qeverinë e Kosovës duke hapur pikën e kalimit në Merdarë për mallra nga Serbia. Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal të parashikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit europian të inkurajuar nga Plani i Zgjerimit. Një qasje shumëpalëshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shpërblehet!” thuhet në njoftim.

Related Articles