Ministri Maqedonci në takim lamtumirës shpreh mirënjohje për komandantin e KFOR-it

Ministri Maqedonci në takim lamtumirës shpreh mirënjohje për komandantin e KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, shkruan Enigma.

Maqedonci tha se në këtë takim i ka shprehur mirënohjen për bashkëpunimin dhe kooordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes.

“Falënderova Gjeneral Ulutaş për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët. Republika e Kosovës u është mirënjohës gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe së ardhmes së sigurt të saj.”, ka shkruar ai.

Related Articles