Surroi: Nesër pritet të zgjidhet çështja e përfaqësimit të Kosovës në CEFTA

Surroi: Nesër pritet të zgjidhet çështja e përfaqësimit të Kosovës në CEFTA

Publicisti i njohur, Veton Surroi gjatë një interviste është shprehur se gjatë të mërkurës pritet që të zgjidhet çështja e përfaqësimit të Kosovës në CEFTA.

Ai ka vlerësuar si një hap përpara për shtetin mospërfaqësimin nga UNMIK-u.

“Kosova deri tash ka qenë e përfaqësuar nga UNMIK-u formalisht sepse UNMIK-u ka qenë pala nënshkruese e aderimit në CEFTA dhe tash është e kuptueshme që duhet të jetë Kosova pala themeltare e Marrëveshjes së Tregut të Përbashkët Regjional… Kjo mund të zgjidhet që nesër në mbledhjen e CEFTA-s dhe po që se ndodh një gjë e tillë do të kemi një hap përpara. Këto hapa nuk do të mbërrijnë të krijojnë normalizim derisa të mos ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, kemi të bëjmë me një hap drejt normalizimit”, ka theksuar Surroi në “Konfront” në KTV, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles