Një burrë teksa ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Klinë.
Për këtë ai është arrestuar, mirëpo menjëherë pas intervistimit është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma