Osmani pritet nga Zelensky në Samitin Ukrainë – Evropë Juglindore

Osmani pritet nga Zelensky në Samitin Ukrainë – Evropë Juglindore

Presidentja Vjosa Osmani është pritur sot nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy dhe ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore, që po mbahet në Dubrovnik.

“Në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik për ta riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri!”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

Osmani po përfaqëson Kosovën me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq. /Gazeta Enigma

Related Articles