Nuk ka qetësi te Barcelona, përkundër se kanë bërë disa transferime të mëdha deri më tani.
Klubi katalunas po përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe pritet të ketë disa largime gjatë afatit kalimtar të verës.
Por jo për të gjithë lojtarët ka oferta dhe katalunasit kanë menduar që për tu liruar nga pagat e mëdha, disa nga ta t’i lënë edhe të lirë.
Mundo Deportivo sot ka shkruar se dy lojtarët që do të lihen të lirë pas 12 korrikut janë Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti./Gazeta Enigma/