Drita Millaku është larguar zyrtarisht nga Lëvizja Vetëvendosje.
Burime të Indeksonline kanë konfirmuar se ajo ka ndërprerë lidhjet me partinë e Albin Kurtit.
“Po, Drita është larguar nga LVV-ja. Ajo është larguar gjithashtu edhe nga Grupi parlamentar i Vetëvendosjes në WhatsApp,” tha burimi.
Vetëvendosjes i janë larguar edhe dy deputetë të tjerë, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani, para dy javësh.