Reklamat seksiste në tualetet afër UP-së, reagon organizata QIKA

Reklamat seksiste në tualetet afër UP-së, reagon organizata QIKA

Organizata QIKA ka zhvilluar sot një aksion simbolik kundër reklamave me përmbajtje denigruese dhe seksiste, të vendosura në tualetet publike pranë bizneseve në kampusin universitar “Hasan Prishtina”, shkruan Enigma.

Organizata QIKA i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës për largimin e menjëhershëm të këtyre reklamave, të cilat krahasojnë gratë me “kaçikun” e pulës.

Organizata kritikoi gjuhën objektifikuese ndaj grave dhe vajzave, duke theksuar se ato nuk duhet trajtuar si produkte për marketing.

Related Articles