Të premten në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me shi.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 22 gradë Celsius.
“Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s. / Gazeta Enigma.