Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kërkuar hetim mbi video-incizimin e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq.
Ajo thotë se duhet kuptuar cilat janë kërkesat e Radoiçiqi karshi kryeministrit Albin Kurti
“Duhet ta kemi të qartë se këto përgjime po normalizohen, kinse opozita po i fabrikon, por ne e kemi dëgjuar se si Kusari-Lila koordinohet me kriminelin Milan Radoiçiq për votën për pagat minimale, që lanë jashtë dhe pjesëtarët e UÇK-së”.
“Është e ndaluar që një person i qeverisë të bisedojë më kriminelin, e ajo e ka bërë këtë më vëmendje të plotë. Kjo duhet të hetohet se cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit ndaj kryeministrit Albin Kurti”, tha Bajrami.
‘Cila është kostoja që Republika e Kosovës e ka paguar si pasojë e këtij koordinimi?’, pyet ndër të tjera deputetja.