Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti, doli të jetë Bini i terroristit Milan Radoiçiq e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.
Kështu u shpreh ai në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës
“Bini na doli me qenë Bini i Radoiçiqit dhe i Vuçiqit. Kur Albin Kurti u votua për kryeministër, këtu në këtë foltore i kam kërkuar që të përgjigjet për takimin e tij me përfaqësues të BIA-s serbe me 17 janar 2004. Kishte shkuar i mbuluar me batanije”, tha Haxhiu.