“Schatz të kemi” – Mërgimtari i drejtohet Kurtit, ky shprehet se “thesar” janë vet ata

“Schatz të kemi” – Mërgimtari i drejtohet Kurtit, ky shprehet se “thesar” janë vet ata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka vizituar mërgimtarët në Mynih të Gjermanisë.

Gjatë këtij takimi ai është shprehur mirënjohës për kontributin e tyre të vazhdueshëm për vendin.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti nuk la pa e përmendur shprehjen e njohur “Schatz” apo Shac, që në shqip ka kuptimin thesar.

”Fjalën shac, e kam mësuar prej juve që do të thotë thesar. Ndonjëherë përdoret në Kosovë, për t’ju përshkruar juve mërgimtarë të Gjermanisë”, tha kryeministri Kurti.

”Unë do doja të theksoj se mërgimtarët tanë i konsideroj me të vërtetë thesar, të njohurive profesionale të mbështetjes politike dhe ndihmës financiare, për vendin tonë, për atdheun tuaj”, vazhdoi tutje ai.

Derisa Kurti, mbante fjalimin e tij, njëri nga mërgimtarët dëgjohej t’i drejtohej kryeministrit me: ”Shac të kena”.

Ndërsa kryeministri vazhdoi:

”Edhe ne atje në Kosovë, që nuk e dijmë gjermanishten, por po e mësojmë nga pak, kemi fillu me i tho njëri-tjetrit shac”.

”Por, shac i themi vetëm atyre që e duan atdheun fortë, dhe kontribuojnë jashtëzakonshëm”, u shpreh Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles