Gjatë ditës Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka zhvilluar takime në Koln me bashkatdhetarë me ç’rast ka diskutuar për rolin e mërgatës, arritjet dhe sfidat në avancimin e Kosovës.
Mirëpo për takimet e tij me bashkatëdhetarët ka zgjedhur të reagoj Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai është shprehur se kryeministri Albin Kurti e ka gënjyer mërgatën shqiptare gjatë takimeve me ta.
Sipas Haradinajt, Kurti po e viziton mërgatën vetëm në prag të zgjedhjeve, duke shtuar se ai është dashur t’ua sqaronte se së bashku me Listën Serbe “i kanë përjashtuar luftëtarët e lirisë nga pagat që i meritojnë”.
“Albin Kurti, që nuk mbahet mend ta ketë vizituar diasporën ndonjëherë, të paktën deri tash që janë afruar zgjedhjet, do të duhej ta thoshte të vërtetën e plotë për Kosovën. T’u thoshte bashkëkombësve tanë se ai dhe qeveria e tij e kanë lënë pa bukë Ushtrinë e Kosovës; sepse i kanë vjedhur rezervat ushqimore, miell e vaj, që vendit i duhen në kohë krize”, tha Haradinaj në Facebook. /Gazeta Enigma