Gjenerali Wesly Clark të mërkurën viziton Kosovën

Gjenerali Wesly Clark të mërkurën viziton Kosovën

Gjenerali amerikan që udhëhoqi kampanjën e bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, Wesley Clark, do të vijë për vizitë të mërkuren.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, teksa uroi Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klankosova.tv.

“Në këtë ditë të veçantë, kur po festojmë 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 Korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë Wesley Clark”.

Mehaj mes tjerash bën të ditur se Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe do të takojë të gjithë liderët shtetërorë.

“Gjeneral Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror”.

Ministri mes tjerash i ka uruar mirëseardhje Clark.

“Mirë se vjen në shtëpinë tuaj pranë njerëzve që të duan aq shumë, gjeneral Clark! Mirë se vjen në Kosovën dhe qytetarët e saj të bekuar me ty dhe SHBA-në! Zoti e bekoftë përjetësisht miqësinë e Kosovës me SHBA-në!”, është shprehur Mehaj.

Related Articles