Kandidati Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vushtrrisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Hamza përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se nëse mungon puna ekipore, atëherë edhe sukseset do të mungojnë.
Sistemi arsimor, pensionet, digjitalizimi, kultura, drejtësia, prodhimtaria vendore dhe zhvillimi ekonomik, ka qenë disa prej sektorëve për të cilët Hamza ka marrë sugjerime konkrete në punëtorinë me qytetarët e Vushtrrisë.
“Unë edhe qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim. Është një përpjekje e përbashkët e jona për ta bërë Kosovën më të mirë!”, ka shkruar Hamza në postimin e tij, me videon e punëtorisë në Vushtrri. /Gazeta Enigma/