El Shaarawy dyshohet se ka rrahur hajdutin që tentoi t’i vidhte makinën – fillojnë hetimet ndaj anëtarit të Romës

El Shaarawy dyshohet se ka rrahur hajdutin që tentoi t’i vidhte makinën – fillojnë hetimet ndaj anëtarit të Romës

Anësori i Romës, Stephan El Shaarawy thuhet se po hetohet se ka rrahur një hajdut i cili u kap duke u përpjekur të vidhte Lamborghini e tij.

Sulmuesi i Giallorossëve ishte duke vizituar shtëpinë e Alessio Cerci më 12 shkurt dhe të dy ishin duke luajtur video lojëra kur egjiptiani pa hajdutin.

Corriere della Sera raporton se një 30-vjeçar kilian theu një xham dhe u përpoq të hipte në makinën e tij kur El Shaarawy la rezidencën dhe e ndoqi atë në rrugë, duke e përplasur më pas atë në tokë dhe duke pritur që policia të vinte.

jedhësi u dënua për një vit e katër muaj burg në maj të këtij viti, por thuhet se ka paraqitur një ankesë për lëndime turpore nga El Shaarawy.

Avokati i tij tha se marrja në pyetje e El Shaarawyt do të planifikohet në fund të korrikut.

“Stephan do të tregojë se çfarë ka ndodhur kur caktohet marrja në pyetje, e cila sigurisht do të zhvillohet në fund të korrikut”.

Ende nuk dihet nëse anëtari i Romës mund të shpallet fajtor, pasi në shikim të parë ai vetëm e ka shtrirë hajdutin në tokë dhe e ka pritur policinë.

Related Articles