Analisti Ilir Deda sot është deklaruar për çështjen e furnizimit të FKS-së me ushqim, raporton Gazeta “Enigma”.
Deda në “Rubikon” është shprehur në lidhje me situatën e furnizimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke hedhur kritika mbi Qeverinë e Kosovës.
“Nëse qeveria thotë se çkado që flet kushdo që s’osht me ta osht pjesë e propagandës, sot e pamë me ato mesazhe – s’ka propagandë”, ka thënë Deda.
“Ushtria, marrja e Zotit nuk ka bukë me hangër – nuk osht propagandë”.
“Ata [Qeveria] dalin qesharakë [nëse thonë nuk është e vërtetë] para popullit”. /Gazeta Enigma/