Ministria e Mbrojtjes, të martën ka njoftuar se ka shpallur konkurs për kuzhinierë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Gazeta Enigma.
Konkursi është shpallur për pozitat: kuzhinier, ndihmëskuzhinier, shpërndarës i ushqimit dhe pastrues i enëve.
“Ministria e Mbrojtjes ka hapur 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së, për këto pozita: Kuzhinier (25), ndihmëskuzhinier (23), shpërndarës ushqimi (42), Pastrues të enëve (16)”- thuhet në njoftim.