OKB: Mbi 400 mijë zhvendosen nga Libani në vetëm 3 javë luftë

OKB: Mbi 400 mijë zhvendosen nga Libani në vetëm 3 javë luftë

Më shumë se 400 mijë fëmijë të Libanit janë zhvendosur në tre javët e fundit.

Kështu ka njoftuar një zyrtar i lartë i agjencisë së fëmijëve të OKB-së.

Izraeli ka përshkallëzuar fushatën e tij kundër grupit militant Hezbollah me bazë në Liban.

Luftimet në Liban kanë bërë që 1.2 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, njofton Associated Press, transmeton Gazeta Enigma.

Ted Chaiban, zëvendësdrejtor ekzekutiv i UNICEF-it për veprime humanitare, ka vizituar shkollat ​​që janë kthyer në strehimore për të pritur familjet e zhvendosura.

“Ajo që më goditi është se kjo luftë është tre javëshe dhe kaq shumë fëmijë janë prekur”, tha Chaiban. /Gazeta Enigma

Related Articles