Ekzekutohen pensionet me rritje 20%

Ekzekutohen pensionet me rritje 20%

Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se sot janë ekzekutuar pensionet për të gjitha kategoritë, duke përfshirë një rritje prej 20%. “Qeveria për të gjithë!”, deklaroi Murati në publikimin e tij, shkruan Enigma.

Rritja përfshin skemat e mëposhtme:

  • Pensioni Bazik i Moshës
  • Pensioni Kontributpagues (i plotë dhe parcial)
  • Pensionet për Aftësi të Kufizuara
  • Pensioni për Personat e Verbër
  • Pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë
  • Pensioni Invalidor i Punës
  • Pensioni Familjar
  • Pensioni i Parakohshëm i Trepçës

Ky vendim është pritur me kritika nga opozita, e cila e ka cilësuar si një lëvizje politike në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ekzekutimi i pensioneve është bërë sipas kalendarit zyrtar, me datën 15 të muajit.

Related Articles