Dogana kap 1 kg ari të padeklaruar në aeroportin e Prishtinës

Dogana kap 1 kg ari të padeklaruar në aeroportin e Prishtinës

Në një operacion të suksesshëm të kontrollit doganor, Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të padeklaruar prej 1 kg ari me pastërti prej 14 karatësh në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Enigma.

Gjatë kontrollit të udhëtarëve, imazhet e skenerëve treguan indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante.

Pas hapjes së çantës, u zbuluan mallrat e fshehura së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëronte mallrat.

Pas një vlerësimi të hollësishëm nga Dogana e Kosovës, u konstatua se vlera reale e arit të ndaluar është 59,294.12 euro.

Rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve përgjegjës.

Përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, Dogana e Kosovës luan një rol kyç në mbrojtjen e integritetit të kufijve dhe tregut të Kosovës.

Related Articles