Sarrazin: S’do t’i japim karamele Dodikut në këmbim të heqjes së bllokadës për regjimin e vizave me Kosovën

Sarrazin: S’do t’i japim karamele Dodikut në këmbim të heqjes së bllokadës për regjimin e vizave me Kosovën

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lejuar hyrjen e qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës vetëm me karta identiteti nga 1 janari 2025, shkruan Enigma.

Sarrazin e cilësoi këtë si një hap pozitiv dhe një shenjë të frymës së vërtetë të Procesit të Berlinit.

Në lidhje me heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, Sarrazin tha se Gjermania ka bërë presion që nga nëntori i vitit 2022 për të bindur Republika Srpskan, nën udhëheqjen e Millorad Dodik, të heqë bllokadën që pengon lëvizjen e lirë midis Bosnjës dhe Kosovës.

Sarrazin theksoi angazhimin e Gjermanisë për këtë çështje, duke theksuar se heqja e bllokadës nga Dodik është shumë e rëndësishme.

Ai e sqaroi se nuk do të ofrohet asnjë “karamele” në këmbim të heqjes së vetos kombëtare për lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi nga Berlini se ky vendim është përshëndetur edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, duke theksuar rëndësinë e këtij hapit në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe lëvizjes së lirë.

Related Articles