Haradinaj: Rritja e pensioneve prej 20% është e ulët dhe manipulim nga Qeveria

Haradinaj: Rritja e pensioneve prej 20% është e ulët dhe manipulim nga Qeveria

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj njoftimit për ekzekutimin e pensioneve me një rritje prej 20 për qind, shkruan Enigma.

Në një postim në Facebook, ai e konsideroi këtë rritje si të ulët dhe një përpjekje për manipulim nga Qeveria.

Haradinaj theksoi se pensionet në Kosovë janë shumë të ulëta dhe se rritja prej 20 për qind nuk sjell asnjë ndryshim domethënës për qytetarët.

Ai premtuar se në prag të zgjedhjeve, Aleanca do të implementonte një rritje të pensioneve për 50 për qind.

“Rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%. Ky është zotim i përfshirë në programin e Aleancës dhe partnerëve në koalicion i cili do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellur trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për të gjitha skemat pensionale në Kosovë,” shkroi Haradinaj.

Related Articles