Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj qëndrimeve të emisarit gjerman, Manuel Sarrazin, lidhur me heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe bllokadën e Millorad Dodik.
Rohde e ka cilësuar vendimin e Kosovës për të lejuar udhëtimin pa viza si një hap të rëndësishëm dhe pozitiv në kuadër të Procesit të Berlinit, raporton Gazeta Enigma.
Ai theksoi se kjo nismë reflekton angazhimin për integrimin dhe lëvizjen e lirë në rajon.
Megjithatë, ambasadori kritikoi ashpër qëndrimin bllokues të Dodik, duke e quajtur atë si një shkelje të të drejtave të lëvizjes për qytetarët e Bosnjës dhe një pengesë për progresin.
“Një qëndrim i tillë tregon mospërfillje për lirinë e lëvizjes së popullit të tij”, theksoi Rohde.
Në një konferencë për media, Sarrazin vlerësoi vendimin e Kosovës si një reflektim të frymës së Procesit të Berlinit dhe kërkoi që Dodik të heqë veton kombëtare për të lejuar qytetarët kosovarë të udhëtojnë drejt Bosnjës me letërnjoftim.
Ai theksoi se Gjermania, që nga viti 2022, ka kërkuar heqjen e kësaj vetoje dhe se nuk do të ketë kompromise për këtë çështje.
Rohde dhe Sarrazin bëjnë thirrje për veprime konkrete dhe bashkëpunim në rajon, duke u shprehur optimistë për një të ardhme të përbashkët dhe pa pengesa për të dyja palët./GazetaEnigma/
Postimi i plotë:
🇩🇪 WEB envoy @ManuelSarrazin praised 🇽🇰's decision to allow visa-free travel for 🇧🇦 citizens—a positive step in the spirit of the #BerlinProcess!
Meanwhile, @MiloradDodik’s blockade of visa-free travel for 🇽🇰 citizens shows disregard for his people's freedom of movement +progress— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 16, 2024