Presidentja e Kosovës sot është pyetur nga gazetarët në një paraqitje të saj në lidhje me shujtat e FSK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Derisa presidetja ishte duke ecuar edhe gazetarët vazhduan të ecnin me të dhe ti bënin disa pyetje në lidhje me këtë çështje.
Presidetja tha se nuk kishte kohë që të ndalej për një prononcim dhe ishte vonë për takimit e rdhës, ku për një moment shihet një nga rojat e saj duke e shtyr një gazetar, ku presidentja menjëherë e reagon dhe e ndal sigurimin.
“Mos e, mos e…” – dëgjohet duke thënë presidentja.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para gazetarëve ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Po jemi takuar dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm”, tha Osmani para gazetarëve.
Thirrjen e këtij takimi ditë më parë e kishte konfirmuar edhe Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.
“Poashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci. Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional.” – thuhet në deklaratën e Kupinës.
Kujtojmë se ditëve të fundit në vend ka qenë temë kryesore çështja e furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së. /Gazeta Enigma/