Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka reaguar pas vdekjes së ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow, duke kujtuar momente interesante me të.
Ai e ka përshkruat atë si person me “plot energji dhe maksimalisht e fokusuar gjatë mandatit të saj duke e ndihmuar dhe përkrahur Kosovën për të arritur qëllimin madhor, pra pavarësinë. Ishte thjeshtë, e qartë dhe e drejtpërdrejt në komunikime publike.”
Sejdiu ka thënë se Kosova ishte shumë me fat që Kaidanow u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur.
Kisha raporte jashtëzakonisht të mira. Në veprimtaritë e saj të përgjithshme të atyre viteve, nuk mund të gjej asnjë detaj që ajo tregoi shenja lodhjeje. Natyrisht se ishte e përzgjedhura e Presidentit Bush dhe Sekretares së shtetit Condoleezza Rice që ajo Kaidanow të jetë ambasadorja e parë e SHBA-ve në Kosovë. Shoqëria e Kosovës dhe shteti ynë ishin me shumë fat që ajo gjendej në vendin e duhur në kohën e duhur.”
Sejdiu i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që e bashkëndjejnë dhimbjen për vdekjen e Kaidanow.
Në nderim të ambasadores, Sejdiu e ka publikuar një fragment nga libri i tij” Ora e Kosovës – pavarësia dhe shtetndërtimi”:
“Lajmin e parë se ishte e propozuar për ambasadore e SHBA-së në Kosovë, qe dita kur diskutonim për Deklaratën e Pavarësisë, takim në të cilin ishte edhe zëvendësndihmësja e sekretares së Shtetit, Rosemarie DiCarlo dhe personalitete të rëndësishme nga SHBA-ja. Ishte shumë e ngazëllyer ngase gradohej për së pari në rangun e ambasadores fuqiplotë, pra ishte rangu më i lartë diplomatik dhe se caktohej në vendin që do të jetë shteti më i ri në Evropë.