Infermierët, laborantët dhe stafi tjetër mbështetës të cilët ishin të angazhuar gjatë kohës së pandemisë në institucionet shëndetësore i kanë dërguar kërkesë ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në letër, të siguruar nga Kallxo, ata kanë kërkuar vazhdimin e kontratës së punës.
“I nderuar Minister siç e dini edhe ju QKUK-ja dhe Spitalet Rajonale po përballën më një mungesë të jashtzakonshme të stafit, duke u bazuar në keto mungesa dhe në dëshirën, vullnetin dhe gadishmerinë tonë që ne të kontribojmë në vendin tonë, ju lusim shumë të rishikoni edhe njëherë vendimin tuaj, dhe na mundësoni të punojmë prap sepse edhe ne jemi njerëz kemi familje dhe fëmijë për tu kujdesur”, thuhet në letrën dërguar ministrit.
Tutje, në letër thuhet se në rast se nuk merren parasyh kërkesat e tyre do të vazhdojnë të protestojnë.
Kujtojmë se infermierët kanë protestuar tre herë radhazi për pakënaqësitë e tyre për mosvazhdim të kontratave të punës. Madje përveç protestës ua kanë dërguar edhe peticionin me rreth 180 nënshkrime krerëve më të lartë të shtetit.
Letra dërguar ministrit Vitia dhe sekretarit Bardiqi:
I nderuar Minister i Shëndetësisë Z.Arben Vitia I nderuar Sekretar Z. Naim Bardiqi
Shpresojë që jeni mirë dhe punët po ju ecin mbarë!
Po ju shkruaj në emër të Infermierve, Labornatëve dhe Stafit Mbështetës të angazhuar gjatë preudhës së pandemisë COVID-19.
Ne si stafë kemi qenë të punësuar duke u bazuar në nenin 21 të ligjit 07L/006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 kur u ftuam që të angazhohemi, përkundër sfidave dhe rrezikut me të cilat përballeshim çdo ditë, ne ishim të gatshëm dhe ju përgjigjem pozitivisht kësaj thirrje duke kryer detyrat dhe përgjigjsitë tona me nivel të lartë të profesionalizmit. Gjithë këtë angazhim e bëmë më dëshirën më të madhe, dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë ta bëjmë prapë …
I nderuar Minister sic e dini edhe ju QKUK-ja dhe Spitalet Rajonale po përballën më një mungesë të jashtzakonshme të stafit, duke u bazuar në keto mungesa dhe në dëshirën, vullnetin dhe gadishmerinë tonë që ne të kontribojmë në vendin tonë, ju lusim shumë të rishikoni edhe njëherë vendimin tuaj, dhe na mundësoni të punojmë prap sepse edhe ne jemi njerëz kemi familje dhe fëmijë për tu kujdesur.
Ne deri më tani kemi mbajtur tri protesta dhe po planifikojmë protestat e radhës për ditët ne vazhdimë, dhe nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona, sepse edhe ne nuk po kërkojmë shumë, po kërkojmë vazhdim te kontratave të punës sepse edhe ne kontribuam për vendin tone. Në kohe pandemie u gjet buxhet per 1500 specializant dhe 500 specialist ku që të gjithë kan dyfishin e pages tonë, gjithashtu u gjetë buxhet për 422 infermier te rinje për Qendrat e Vaksinimit dhe nuk u gjetë buxhet për 150 infermier, 20 laborant dhe 55 staf mbështetës?!