Policia e Kosovës ka njoftuar se, nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë vërtetime për të kaluarën kriminale për qytetarët dhe palët kërkuese.
Kjo ndalesë vjen si rezultat i Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që rregullon nxjerrjen e këtyre certifikatave, shkruan GazetaEnigma.
Në komunikatë, Policia theksoi se Departamenti i Evidencës Qendrore Penale, pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, do të jetë përgjegjës për lëshimin e këtyre dokumenteve. Qytetarët dhe palët kërkuese duhet të aplikojnë në gjykatat përkatëse për të marrë vërtetimet.