KESCO: Qytetarët e Kosovës kanë kursyer rrymën

KESCO: Qytetarët e Kosovës kanë kursyer rrymën

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike ka bërë të ditur se deri tani, rreth 86% e amvisërive në Kosovë paguajnë vetëm çmime në bllok tarifën e ulët, nën 800 kWh, ndërsa rreth 16% e konsumatorëve po paguajnë çmime më të larta.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ndërtuar një strukturë tarifore të ndarë në blloqe shpenzuese për konsumatorët familjarë, shkruan Gazeta Enigma.

Përdoruesit që konsumojnë deri në 800 kWh përfitojnë nga dy blloqe tarifore, një për orët e ditës dhe një për natën.

Gjatë dimrit, çmimi për energjinë elektrike është 7.79 cent për kWh nga ora 7:00 deri në 22:00, ndërsa gjatë natës, nga ora 22:00 deri në 7:00, çmimi ulet në 3.34 cent për kWh, që është rreth 57% më i lirë.

Për konsumatorët që e kalojnë këtë limit, çmimi për energjinë elektrike rritet.

Për shembull, një konsumator që përdor 1,600 kWh do të paguajë 14.45 cent për kWh për energjinë që kalon 800 kWh gjatë ditës, që është 85.5% më shtrenjtë, dhe 6.81 cent për kWh gjatë natës, që është gati 104% më shtrenjtë se tarifa nën 800 kWh./GazetaEnigma/

Related Articles